Koncepti

Shqipėria dhe Maqedonia kanė nisur rrugėn e tyre tė integrimit nė Bashkimin Evropian. Pėr tė qėnė pjesė e kėtij organizimi tė rėndėsishėm, ėshtė i nevojshėm pėrcaktimi i standarteve evropiane nė fushėn sociale, ekonomike, duke pėrfshirė edhe energjinė dhe mjedisin. Nė pėrputhje me Direktivat Europiane  dhe paketėn e udhėzimeve pėr energjinė dhe mbrojten e mjedisit, tė dyja vendet janė zotuar pėr arritjen e objektivave ambiciozė “20:20:20”, ose ndryshe rritja e efiēiencės sė energjisė me 20%; rritja me 20 % e pėrdorimit tė energjive tė rinovueshme dhe ulja me 20 % e emisioneve tė dioksidit tė karbonit deri nė vitin 2020.

Ndėrsa tė dyja vendet janė duke shėnuar njė progres tė kėnaqshėm pėr adaptimin e legjislacionit evropian nė legjislacionin vendas, vihet re njė stanjacion nė zbatimin praktik tė kėtyre politikave dhe rregulloreve. Gjithashtu, ka njė sensibilizim tė ulėt dhe dėshirė minimale pėr tė vėnė nė veprim masat e duhura nė lidhje me ēėshtjen e pėrdorimit tė qėndrueshėm tė energjisė. 

Pėr kėtė arėsye, ėshtė i nevojshėm qė tė nxitet bashkėpunimi i institucioneve qendrore dhe vendore, por edhe pėrfshirja e biznesit, shoqėrisė civile dhe ēdo aktori tjetėr tė rėndėsishėm nė mėnyrė qė tė arrihet ndėrgjegjėsimi i duhur mbi standartet e prodhimit dhe pėrdorimit tė energjisė nė tė dyja anėt e kufirit.
Nė kėtė mėnyrė, tė dyja vendet tona do tė bėjnė njė hap tė mėtejshėm drejt Bashkimit Evropian.