Nėnshkruhet Memorandumi i Mirėkuptimit mes katėr bashkive shqiptare e maqedonase

E Enjte, 12 Shkurt 2015

Mė datė 12 Shkurt 2015 u zhvillua nė Korcė konferenca rajonale me temė “Dialogu ndėrkufitar mbi energjinė -  Drejt njė Platforme Rajonale Veprimi Shqipėri-Maqedoni”, tė organizuar nė kuadėr tė projektit ndėrkufitar “Iniciativa pėr rritjen e dialogut publik pėr pėrdorimin e qėndrueshėm tė energjisė”. Ky event mblodhi sė bashku mbi 60 aktorė tė rėndėsishėm vendorė nė katėr rajone kufitare tė Korēės dhe Pogradecit nė Shqipėri dhe Manastirit dhe Kėrēovės nė Maqedoni, me qėllim nxitjen e mėtejshme tė bashkėpunimit drejt hartimit dhe zbatimit tė Platformės sė Pėrbashkėt Rajonale tė Veprimit pėr pėrdorimin e qėndrueshėm tė energjisė nė rajon si dhe shkėmbimin e eksperiencave mė tė mira. Gjatė konferencės u nėnshkrua dhe njė Memorandum Mirėkuptimi ndėrmjet katėr bashkive tė pėrfshira nė projekt si dhe dy organizatave qė zbatojnė programin. Nėpėrmjet kėtij dokumenti, drejtuesit e kėtyre institucioneve tė rėndėsishme vendore, shprehėn vullnetin dhe angazhimin e tyre pėr realizimin e kėtyre platformave pėr veprim. Kjo ceremoni u ndoq nga disa media lokale duke siguruar vizibilitet dhe ndėrgjegjėsimin e duhur tek publiku i gjerė. Konferenca prezantoi gjithashtu gjetjet e para tė ekspertėve tė kontraktuar nė kėtė projekt, tė cilat do tė shėrbejnė pėr finalizimin e platformave rajonale tė veprimit nė sektorin e energjisė. Delegacioni maqedonas pati mundėsinė tė vizitonte gjatė qėndrimit tė tij nė qytet edhe ambjentet e kopshtit nr. 14, ku ėshtė zbatuar ngrohja qendrore nėpėrmjet energjisė gjeotermike, njė shembull i rrallė nė rajon.